TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-12-11 22:16:00

Bido akuza opozitës: Keni fyer emigrantët dhe çamët, folët nën flamurin dhe himnin grek

Shkruar nga Pamfleti

Bido akuza opozitës: Keni fyer emigrantët dhe çamët,

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido akuzoi opozitën për qëndrimet e tyre ndaj emigrantëve shqiptarë dhe komunitetit çam.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bido tha se opozita ka pasur humbjen më të rëndë të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi.

Ai shtoi se PD ka zgjedhur të përfaqësohet nën flamurin grek dhe në prani të një personi të akuzuar nga autoritetet greke për lidhje me organizatën MAVI. Bido theksoi se opozita duhet të kërkojë falje ndaj shqiptarëve, veçanërisht komunitetit çam.

“Në këtë rast ju keni pasur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.

E meqenëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve veçanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan si të ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi”, u shpreh ai.

 

 

Lini një Përgjigje