TAGS-AT E JAVËS

Kosova2023-09-25 14:11:00

Sulmi terrorist në veri, SHBA zbut tonet para agresionit të Serbisë ndaj Kosovës: Kthehuni te dialogu!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi terrorist në veri, SHBA zbut tonet para agresionit të
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, Po ashtu Blinken u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut.

Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit.Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t'i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja"- shprehet Blinken. 

Afrim Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, ku u plagosën 3 policë dhe 3 sulmues, ndërsa 6 persona të tjerë, që dyshohen se ishin në kontakt me grupin kriminal janë arrestuar.

Të dielën, Vuçiçi e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

Kryeministri i Kosovës Kurti, ndërkohë, tha se sulmi është mbështetur nga Serbia.

“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

sekretari amerikan i shtetit antony blinken

Lini një Përgjigje