TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-02-04 19:26:00

Gara për “Këpucën e Artë“ më e zjarrtë se kurrë, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar në ‘Top 5’-en europiane

Shkruar nga Pamfleti

Gara për “Këpucën e Artë“ më e zjarrtë

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape që mbeten krah për krah në krye të renditjes.

Sulmuesi anglez i Bajernit dhe ‘ylli’ francez i Realit të Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive. Pas tyre ndodhet Erling Haland, i treti me 40 pikë, duke e mbajtur ende të hapur garën për podiumin. Bie në sy fakti që në top-5 renditet ‘Pirati’ i Majorkës, Vedat Muriqi.

Në këtë renditje të përditësuar, vëmendja për Serinë A shkon te Lautaro Martinez, i cili ka shënuar sërish dhe ka bërë një hap të rëndësishëm përpara. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit italian renditet aktualisht i 13-ti, me 13 gola dhe 26 pikë, duke hyrë fuqishëm në radarët e top-5.

Duhet kujtuar se sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.

Top-5 aktuale e Këpucës së Artë:

Herri Kejn (Bajern Mynih) – 44 pikë

Kilian Mbape (Real Madrid) – 44 pikë

Erling Haland (Mançester Siti) – 40 pikë

Igor Tiago (Brentford) – 32 pikë

Vedat Muriqi (Majorka) – 30 pikë

vedat muriqi sulmuesi shqiptar këpuca e artë europiane

Lini një Përgjigje