
Elvis Kabashi është zyrtarizuar si lojtar i Pontedera në Serinë C të futbollit italian. Mesfushori 31-vjeçar rikthehet kështu në kategorinë e tretë, pasi në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e Rexhianës në Serinë B.
Rikthimi në Serinë C
Pas një eksperience në kategorinë e dytë me Rexhianën, Kabashi do të vijojë karrierën te Pontedera, klub që garon në Serinë C. Lëvizja shënon një tjetër etapë në karrierën e futbollistit, i cili prej vitesh është pjesë e kampionateve italiane.
Refuzimi i Shqipërisë dhe Partizanit
Kabashi ka qenë pjesë e përfaqësueses U-19 të Shqipërisë, por më pas refuzoi një ftesë për të vijuar me ekipinkombëtar shqiptar. Sipas deklarimeve të mëparshme, ai ishte shprehur se ndihej italian dhe se priste një mundësi nga përfaqësuesja e Italisë.
Rreth dhjetë vite më parë, mesfushori i tha jo edhe Partizanit, duke zgjedhur të qendronte i fokusuar tek aventurat e tij në Itali, në atë kohë si pjesë e huazimeve nga Juventusi.
E kaluara te Juventusi
Juventusi bleu kartonin e Kabashit nga Empoli, duke e konsideruar si një prej talenteve premtues. Gjatë periudhës te “Zonja e Vjetër”, arritja më e spikatur ishte përfshirja në stol për disa ndeshje të Serisë A.
Megjithatë, ai nuk arriti të debutonte me ekipin e parë në elitën e futbollit italian, pavarësisht pritshmërive që e shoqëronin në fillimet e karrierës së tij.
Lini një Përgjigje