Kronike 4 Mars 2024, 18:23

Incident në burgun e Drenovës, i burgosuri tenton të djegë qelinë

Shkruar nga Pamfleti

Incident në burgun e Drenovës, i burgosuri tenton të djegë

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Drenovës, ku një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë.

I burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të tjerët.

Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e policisë së burgut të cilët i larguan menjëherë nga duart çakmakun që përdorte për të ndezur cigaret.

Bëhet me dije se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Raportohet se aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim.