TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2025, 11:07

Ngjarje e pazakontë në Kavajë, djali mashtron babain; inskenon rrëmbimin për para 

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e pazakontë në Kavajë, djali mashtron babain; inskenon

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi inskenoi rrëmbimin e tij me qëllim për të mashtruar babain dhe për të përfituar para.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu së bashku me një 45-vjeçar nga Durrësi, sajuan një ngjarje të rremë, duke pretenduar se 28-vjeçari ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash.

Bashkëpunëtori u kap në flagrancë në Durrës, në momentin që po i kërkonte babait të 28-vjeçarit shumën e parave. Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti edhe vetë të “rrëmbyerin”, i cili u arrestua menjëherë.

Nga hetimet paraprake dyshohet gjithashtu se ai i kishte marrë më herët automjetin babait dhe e kishte shitur. Të dy personat po hetohen për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh.

Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.

Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim", njofton policia. 

 

 

Lini një Përgjigje