TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 8 Qershor 2026, 19:33

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe sfidon pushtetin; kërkohet veting politik dhe qeveri teknike

Shkruar nga Pamfleti
41 MINUTA ME PARE

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës!

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Qytetarët largohen nga sheshi para Kryeministrisë

Qytetarët do ndjekin të njëjtën strategji si ditën e djeshme. Do të marshojnë dhe do të rikthehen sërish në Sheshin Skënderbej, aty ku edhe nisi protesta.

Protesta e nëntë kundër qeverisë së Edi Ramës është mbyllur këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ndërsa qindra qytetarë vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.

Qytetarët do ndjekin të njëjtën strategji si ditën e djeshme. Do të marshojnë dhe do të rikthehen sërish në Sheshin Skënderbej, aty nga ky edhe nisi protesta.

Tubimi, që nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi drejt Kryeministrisë, u shoqërua me pjesëmarrje më të lartë se në ditët e mëparshme dhe me një zgjerim të dukshëm të mesazheve politike. Nëse protesta nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, tashmë në qendër të saj janë vendosur kërkesa për ndryshim politik, qeveri teknike dhe hetim të figurave kryesore të tranzicionit shqiptar.

“Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”, “Qeveri teknike”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Opozitë e shitur” dhe “Anulo projektin” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën.

Një nga momentet më të rëndësishme të tubimit ishte prezantimi i një manifesti me 10 pika nga një student shqiptar që studion në Gjermani. Manifesti përfshinte kërkesa për krijimin e një Ministrie të Diasporës, hetimin e çështjeve më të mëdha të tranzicionit shqiptar si Gërdeci, 21 Janari dhe inceneratorët, si dhe hetime të pavarura nga SPAK për përdorimin e zonave publike dhe strategjike.

Nga podiumi u kërkua gjithashtu ngritja e një qeverie tranzitore të përbërë nga “ajka e kombit”, ndërsa u artikulua një mesazh i drejtpërdrejtë kundër gjithë klasës politike.

“Duam qeveri tranzitore, nga ajka e kombit. Rama dhe Berisha ta qajnë lirinë”, u deklarua gjatë leximit të manifestit.

Në një tjetër moment, protestuesit kërkuan që marshimet të mos kufizohen vetëm para institucioneve shtetërore, por të zhvillohen edhe para selive të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

“Të protestojmë dhe marshojmë edhe para selive të partive të vjetra, PD dhe PS”, ishte një tjetër kërkesë e artikuluar para protestuesve.

Një nga mesazhet më të forta të mbrëmjes ishte edhe thirrja për zgjerimin e lëvizjes në nivel kombëtar. Nga podiumi u ftua diaspora shqiptare që t'i bashkohet protestës, ndërsa qytetarëve iu kërkua të organizojnë protesta të përditshme në qytetet e tyre dhe të bashkohen në Tiranë gjatë fundjavave.

“Ftojmë diasporën që të na bashkohet”, ishte apeli i bërë para turmës.

Protestuesit insistuan se lëvizja nuk përfaqëson asnjë forcë politike dhe se synon të mbetet qytetare, duke kërkuar drejtësi, transparencë dhe mbrojtjen e pasurive publike.

Pas disa orësh tubim para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, duke mbyllur një tjetër ditë mobilizimi që, sipas organizatorëve, nuk do të jetë e fundit.

Pas nëntë ditësh protestash, lëvizja duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga karakteri i një kauze të vetme mjedisore dhe po shndërrohet në një platformë më të gjerë politike dhe qytetare, me kërkesa që prekin qeverisjen, drejtësinë, përfaqësimin politik dhe të ardhmen e vendit./ Pamfleti

58 MINUTA ME PARE

"Qeveri tranzitore"/ Mesazh i fortë nga protesta: Të hetohen 'Gërdeci' dhe '21 Janari', Rama dhe Berisha ta qajnë lirinë!

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Qytetari në protestë

Në kërkesat në protestën e ditës së nëntë përfshihet krijimi i një Ministrie të Diasporës dhe hetimi  çështjeve më të mëdha të tranzicionit shqiptar si Gërdeci dhe 21 Janari.

Një nga mesazhet më të forta të artikuluara gjatë protestës para Kryeministrisë ishte thirrja për krijimin e një qeverie teknike dhe refuzimi i gjithë klasës politike tradicionale. Nga podiumi, një prej protestuesve kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, por njëkohësisht i bëri thirrje edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të tërhiqet nga drejtimi i opozitës.

Ai kërkoi gjithashtu që SPAK të hetojë në mënyrë të pavarur disa nga ngjarjet dhe dosjet më të debatuara të tranzicionit shqiptar, përfshirë Gërdecin dhe 21 Janarin. Sipas tij, protesta duhet të shkojë përtej kundërshtimit të qeverisë aktuale dhe të kërkojë përgjegjësi për të gjithë aktorët politikë që kanë qeverisur vendin ndër vite.

“Kasta e korruptuar politike e kuptoi se i ka ardhur fundi, Zvërneci u çlirua dhe zëri i popullit u çlirua, ka ardhur koha që lëvizjen tonë ta çojmë në shkallë tjetër kam krijuar këtë manifest. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë Ramën për çdo ndikim politik, ekonomik apo administrativ mbi përdorimin e pasurive publike. Veprimet dhe deklaratat e këtij njeriu janë të Esat Pashës.

Duhet të hetohen Berisha dhe familje tij, të hapjen dosjet për non gratën nga SHBA, partneri jonë më i madh strategjik. Ky uzurpator ish-sekretar partie, non grata duhet të lerë postin e opozitës. Opozita është këtu. ‘Shqipëria nuk është e shqiptarëve’ sepse ‘shtëpia e shqiptarëve është zotit dhe e miku’, tha kryepalaçoja dje. Si guxon ky? Ai ju thërret juve delirantë. Saliu nga ana tjetër thotë të qajmë ne Sazanin, unë them që Rama dhe Saliu të qajnë lirinë. Largimi i tyre është i panegociueshëm. Populli të bojkotojë selitë e PS dhe PD, të ashtuquajturës opozitë që është bashkëpunëtore me të. Populli duhet të protestojë para selive të tyre dhe SPAK, që të ndiqen penalisht ndryshe populli shqiptar do e shohë drejtësinë palë me krimin. Sovrani të kërkojë qeveri teknike tranzitore të votuar nga populli. Ministrat duhet të jenë ajka e popullit shqiptar.

Ti japë mbështetje të plotë SPAK dhe BKH në hetimin e tyre, të hapjen dosjet e 21 janarit gërdecit, sterilizimit dhe të gjithë grabitjet që kanë bërë. Kjo qeveri (teknikja) të zbatojë nenin 8 të kushtetutës shqiptare, të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të ngrejë ministrinë e diasporës, të krijojë kartën për shqiptarët kudo që ndodhën. Kjo qeveri teknike duhet të ushqehet nga dashuria për atdheun. Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, tha ai.

1 ORE ME PARE

“Shqipëria ka nevojë për ne sot”, turistë dhe emigrantë i bashkohen protestës kundër qeverisë

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe

Protestës masive kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec nuk iu bashkuan vetëm qytetarë nga Shqipëria, por edhe turistë të huaj e emigrantë shqiptarë të ardhur nga jashtë vendit.

Një turist zviceran, i cili viziton Shqipërinë prej 15 vitesh, u shpreh se kishte vendosur të mbështeste protestuesit pasi kishte njohur nga afër bukuritë natyrore të vendit, përfshirë Zvërnecin dhe Prespën. Ai theksoi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës nuk duhet të jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Turisti zvicerian

“Në Zvicër kemi mësuar se zhvillimi dhe natyra duhet të ecin dorë për dore. Shpresoj që qytetarët të kenë mundësinë të shprehin mendimin e tyre dhe që çdo vendim të merret në përputhje me ligjin”, tha ai, duke shtuar se Shqipëria mbetet një nga vendet e tij të preferuara.

Nga ana tjetër, protestës iu bashkua edhe Iliri, një emigrant prej 23 vitesh në Londër, i cili u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të mbështesin reagimin qytetar.

“Sot Shqipëria na do këtu, përkrah jush. Atë që nuk bëmë dot atëherë, ta bëjmë sot dhe të jemi me ju për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi ai.

Emigranti nga Londra kërkoi gjithashtu largimin e klasës politike që, sipas tij, ka dëmtuar vendin ndër vite, ndërsa theksoi se protestat duhet të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimeve të tyre.

“Unë vij nga Londra, një emigrant prej 23 vitesh, i larguar nga qeveria. Sot Shqipëria na do këtu, përkrah jush, në mbështetjen tuaj! Atë që nuk bëmë dot atëherë, ta bëjmë sot dhe të jemi me ju, për Shqipërinë dhe shqiptarët! Boll më! Rama dhe Berisha duhet të shkojnë në burg dhe t’i japin përgjigje këtij populli! Kjo protestë nuk ka fund derisa ky të largohet!”, shtoi Iliri.

Protestës para Kryeministrisë iu bashkuan edhe emigrantë shqiptarë të ardhur nga Britania e Madhe, të cilët bënë thirrje për një angazhim më të madh të diasporës në zhvillimet politike dhe shoqërore në vend.

Gjatë tubimit, një prej pjesëmarrëseve deklaroi se dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë nisur drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës. Në mesazhin e saj, emigrantja theksoi se ndryshimi duhet të nisë nga mënyra e të menduarit dhe komunikimit, duke bërë thirrje për një qasje të re qytetare.

“Ashtu si perla që e ka brenda guaskën, ashtu jeni ju. 2 çartera dhe 50 makina po vinë nga Londra. Ata do të marshojnë nga Rinasi deri këtu në sheshin para Kryeministrisë. Si e mendojmë ne Shqipërinë e re? Ajo nis nga mendimi i ri, nga fjala e re, jo nga ofendimet dhe mallkimet”, tha ajo.

Ndërkohë, një tjetër emigrant shqiptar, i cili jeton prej 28 vitesh në Londër, u bëri thirrje bashkëkombësve që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe të mbështesin protestën.

“Vij nga Londra sot. Prej 28 vitesh jetoj në Londër. Shkaku i largimit është për shkak të kësaj qeverie. Sot i bëj thirrje emigrantëve. Shqipëria na do sot këtu. Të jemi këtu për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama dhe Berisha të ikin në burg, dhe t’i japim atë që meritojnë shqiptarëve. Kjo protestë nuk e ka fundin deri sa të largohet ky këtu!”, tha ai.

Emigranti u shpreh kritik ndaj klasës politike shqiptare dhe kërkoi që protestat të vijojnë deri në arritjen e objektivave të tyre.

Prania e turistëve dhe emigrantëve në protestë tregon se kauza ka tejkaluar kufijtë lokalë, duke tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e shqiptarëve jashtë vendit, por edhe të vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion.

1 ORE ME PARE

Protestuesit dalin me propozime të reja: Qeveri teknike dhe veting politik

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Pamje nga protesta

Mes zërave që morën fjalën në protestën e sotme ishte edhe një student shqiptar nga Gjermania, i cili kërkoi një qasje të re ndaj politikës dhe institucioneve në vend.

Në fjalën e tij, ai kërkoi që procesi i vettingut të shtrihet tek të gjithë politikanët që janë lakuar ndër vite për lidhje me korrupsionin apo krimin, pa dallime mes së majtës dhe së djathtës.

“Vetting për të gjithë politikanët e lakuar si të lidhur me korrupsionin dhe krimin, nga e majta dhe e djathta”, u shpreh ai.

Studenti kërkoi gjithashtu krijimin e një qeverie teknike, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri drejtimi, të shkëputur nga interesat e partive politike.

Sipas tij, qeverisja duhet t’u besohet njerëzve të arsimuar dhe profesionistëve, ndërsa rol më të madh duhet të ketë edhe diaspora shqiptare.

Ai theksoi se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe duhet të përfshihen më shumë në proceset vendimmarrëse.

Deklaratat u pritën me duartrokitje nga protestuesit, ndërsa kërkesa për largimin e klasës aktuale politike dhe ndërtimin e një alternative të re vijon të jetë një nga mesazhet kryesore që po artikulohen në protestat e ditëve të fundit.

1 ORE ME PARE

Protesta ndryshon strategji në ditën e 9-të, më pak fjalime dhe më shumë marshim në rrugët e Tiranës

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe

Organizatorët kanë vendosur të reduktojnë numrin e folësve në tubimin e sotëm, ndërsa fokusi do të jetë tek marshimi qytetar në rrugët e kryeqytetit.

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të nëntë me një strategji të re organizimi. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur në skenë janë ngjitur dhjetëra qytetarë dhe aktivistë për të mbajtur fjalime, organizatorët kanë vendosur që sot të ketë vetëm disa folës.

Sipas organizatorëve, qëllimi është që protesta të mos përqendrohet vetëm tek fjalimet, por tek pjesëmarrja dhe prania qytetare në rrugët e Tiranës.

Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse, protestuesit pritet të nisin një marshim në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke e zhvendosur kështu qendrën e protestës nga sheshi drejt rrugëve të Tiranës.

Vendimi vjen në një moment kur protesta jo vetëm që nuk po humbet pjesëmarrje, por po shënon një rritje të vazhdueshme të numrit të qytetarëve që i bashkohen asaj. Organizatorët synojnë që përmes marshimit të zgjerojnë kontaktin me qytetarët dhe ta bëjnë më të dukshme praninë e lëvizjes në kryeqytet.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një lëvizjeje më të gjerë qytetare, me thirrje kundër klasës politike dhe kërkesa për ndryshim.

Në ditën e nëntë të protestës, organizatorët duket se po kërkojnë t'i japin një ritëm të ri mobilizimit, duke vënë më pak theks tek fjalimet dhe më shumë tek marshimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në rrugët e Tiranës.

1 ORE ME PARE

“Dalin me bikini nga Dubai”/ Rama bëhet sërish qesharak, sulmon “VIP”-at edhe nga Shkodra (Video)

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Rama me sjelljet qesharake

Pas sjelljeve qesharake në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot në Shkodër me të njëjtin stil komunikimi, duke përdorur ironinë dhe talljen ndaj personazheve publikë që kanë mbështetur protestën qytetare.

Rama u ndal veçanërisht te influencerët dhe VIP-at që kanë publikuar postime në mbështetje të protestës, duke i vënë në lojë për jetën luksoze, udhëtimet jashtë vendit dhe aktivitetin në rrjetet sociale.


Kryeministri tregoi fillimisht historinë e një vajze që, sipas tij, publikonte foto nga Parisi, ndërsa në të njëjtën kohë shprehte shqetësim për zhvillimet në Shqipëri.

Natyrisht nëse ti i ke mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ti nuk ke pse i thua shqiptarëve atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, dua rërën, flamingot dhe pemët, se atje do dal me bikini dhe do dal në profil me atë fijën e vogël”, tha Rama mes të qeshurave të të pranishmëve.

Më pas ai vijoi ironitë duke komentuar mënyrën se si publikohen foto dhe video në rrjetet sociale.

Dhe ja ecin kështu dhe ato e shohin, thonë ishalla po i këputet lidhësja dhe ta shohim tamam flamingon”, u shpreh kryeministri.

Në shënjestër të Ramës përfundoi edhe një tjetër personazh publik që sipas tij kombinon aktivizmin me reklamat në rrjetet sociale.

Kjo tjetra kishte një stil tjetër. Para se të fliste për natyrën, kjo nxirrte kremra që kur ti të futeshe për të bërë solidaritet, të kapte dhe ndonjë reklamë. Mua si krem fytyre mu dukej, po kush e di çfarë tjetër fërkohej me ato”, tha ai.

Deklaratat vijnë në një moment kur protesta kundër projektit në Zvërnec ka hyrë në ditën e saj të nëntë dhe po tërheq mbështetjen e një numri në rritje artistësh, aktivistësh, personazhesh publike dhe influencuesish në rrjetet sociale.

Ndërsa pjesëmarrja në protestë vijon të rritet, Rama duket se ka zgjedhur të përgjigjet me ironi dhe batuta ndaj figurave publike që janë rreshtuar në krah të lëvizjes, duke i akuzuar ato për hipokrizi dhe aktivizëm selektiv.

1 ORE ME PARE

Moderatorja Dojna Mema ngjitet në podiumin e protestës: S'ka pushtet që na mbyll gojën!

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Dojna Mema

Protesta e nëntë qytetare para Kryeministrisë mblodhi këtë të hënë mijëra pjesëmarrës, mes të cilëve nuk munguan as figura të njohura të ekranit, artit dhe aktivizmit.

Një nga zërat që mori fjalën para turmës ishte moderatorja Dojna Mema, e cila shprehu mbështetjen e saj për protestën dhe për kauzat që kanë nxjerrë qytetarët në shesh.

Në fjalën e saj, Mema vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve dhe e cilësoi tubimin si një nga protestat më domethënëse që ka parë.

“Kjo është protesta më e bukur dhe më e madhe që kam parë. Për Shqipërinë e re, të gjithë bashkë”, u shpreh ajo para protestuesve.

Moderatorja theksoi se qytetarët nuk duhet të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se reagimi publik duhet të vazhdojë.

“Ne nuk heshtim, nuk dorëzohemi, nuk negociojmë me të ardhmen tonë”, deklaroi Mema, duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve.

Ajo përcolli gjithashtu një mesazh kundër presionit politik dhe ndikimit të pushtetit, duke shtuar se bashkimi i qytetarëve është më i fortë se çdo interes tjetër.

“Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka para dhe pushtet që ua mbyll dot gojën”, tha moderatorja.

Gjatë fjalës së saj, moderatorja Mema mbështeti vazhdimin e protestave dhe kërkoi që zëri i të rinjve dhe qytetarëve të dëgjohet, ndërsa protesta u shoqërua me thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe vijimin e mobilizimit qytetar.

1 ORE ME PARE

“Diaspora të na bashkohet”/ Protestuesit thirrje për mobilizim: Çdo qytet në protestë, fundjavave në Tiranë!

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Protesta

Në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë, një prej protestuesve u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës t'i bashkohen lëvizjes, ndërsa kërkoi organizim të përditshëm protestash në të gjitha qytetet e vendit.

“Ftojmë diasporën që të na bashkohet. Të largojmë antishqiptarin më të madh, Edi Ramën”, deklaroi ai para protestuesve.

Sipas organizatorëve, protestat nuk duhet të kufizohen vetëm në Tiranë. Ata propozuan që nga e hëna në të premte qytetarët të protestojnë në bashkitë e tyre, ndërsa fundjavat të shndërrohen në momente mobilizimi kombëtar në kryeqytet.

Ndërkohë, mesazhet e protestës po shkojnë përtej kërkesës fillestare për anulimin e projektit në Zvërnec. Në tubimet e fundit janë dëgjuar thirrje për “Qeveri teknike”, “Shqipëri e Re”, “Dorëheqje”, “Revolucion”, si dhe slogane kundër të gjithë klasës politike, përfshirë thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Opozitë e shitur”.

Kjo tregon se lëvizja po evoluon nga një kauzë lokale mjedisore në një platformë më të gjerë qytetare dhe politike, ku përveç mbrojtjes së territorit po artikulohen kërkesa për ndryshim të modelit të qeverisjes, transparencë dhe përfaqësim politik.

Pas nëntë ditësh protestash, organizatorët duket se synojnë ta shtrijnë mobilizimin në nivel kombëtar, duke e kthyer atë në një lëvizje që prek jo vetëm çështjen e Zvërnecit, por një sërë pakënaqësish të akumuluara ndaj qeverisë dhe sistemit politik në tërësi.

1 ORE ME PARE

“Opozitë e shitur”, “Qeveri teknike”, “Revolucion”/ Protesta shkund kastën politike, ja mesazhet në shesh

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Protesta masive në Tiranë

Protesta po zgjeron frontin kundër establishmentit dhe po merr ngjyrime më të forta politike. Sot në shesh dominuan thirrjet për ndryshim rrënjësor...

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëria është e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Qeveri teknike” dhe “Anulo projektin” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar sot në Tiranë.

Mes thirrjeve kundër qeverisë, protestuesit rezervuan kritika edhe për opozitën. Në disa momente të marshimit u dëgjuan thirrjet “Opozitë e shitur”, duke sinjalizuar pakënaqësi jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj partive tradicionale opozitare.

Mesazhi i protestuesve ishte se kriza e përfaqësimit politik nuk lidhet vetëm me qeverinë aktuale, por me të gjithë klasën politike, të cilën një pjesë e qytetarëve e akuzojnë se ka dështuar të mbrojë interesin publik dhe pasuritë kombëtare.

Mesazhet e dëgjuara gjatë tubimit treguan se protesta po shkon përtej kundërshtimit të një projekti të vetëm. Thirrje si “Shqipëri e Re”, “Qeveri teknike” dhe “Revolucion” pasqyrojnë një pakënaqësi më të gjerë ndaj qeverisjes dhe mënyrës së administrimit të pasurive publike.

Një nga sloganet që përsëritet është “Rama në burg, Berisha në burg”, një mesazh që për shumë pjesëmarrës përfaqëson refuzimin e klasës tradicionale politike dhe kërkesën për përgjegjësi politike pa dallim krahësh.

Organizatorët theksuan se protesta nuk është as antiamerikane dhe as antievropiane, por një lëvizje qytetare në mbrojtje të ligjit, drejtësisë dhe pasurive kombëtare. Ata u bënë thirrje pjesëmarrësve të shmangnin çdo provokim dhe të ruanin karakterin paqësor të tubimit.

Pas nëntë ditësh mobilizimi të pandërprerë, protesta po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një lëvizjeje me mesazhe të qarta politike. Nëse në fillim fokusi ishte vetëm te anulimi i projektit të Zvërnecit, sot në shesh u dëgjuan kërkesa që prekin drejtpërdrejt qeverisjen, përfaqësimin politik dhe të ardhmen e vendit.

Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet, por ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, dhe edhe jashtë kufijve.

1 ORE ME PARE

"Ëndrrat e mëdha gjithmonë përballen me polemika", Rama për "Reuters": Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit në Zvërnec

Minutë pas minute/ Dita e 9-të e revoltës, protesta rritet dhe
Edi Rama

Affinity Partners dhe Kushner nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Kompania Sazan Real Estate Development LLC, e cila po zhvillon planet, i ka thënë Reuters se do ta bëjë këtë në mënyrë të përgjegjshme.

Shqipëria do të vazhdojë me ndërtimin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë të izoluar të bregdetit ballkanik, pavarësisht protestave të vazhdueshme për ndikimin e tij në mjedis, tha të hënën (8 qershor) për Reuters kryeministri Edi Rama.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar resorti, duke kërkuar anulimin e projektit për shkak të ndikimit që ai pritet të ketë mbi një ligatinë të mbrojtur, e cila është habitat i flamingove, fokave dhe vendeve të folezimit të breshkave të detit.

Flamingoja është shndërruar në simbolin e kësaj lëvizjeje: protestuesit mbajnë flamingo rozë dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingos”.

Rama “nuk është lëkundur nga këto kundërshtime”, duke i thënë Reuters se zhvilluesit do t’i “mahnitin” vëzhguesit me planet e tyre në muajt e ardhshëm dhe se disa pjesë të resortit mund të hapen për publikun përpara fundit të kësaj dekade.

Po ju them, do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë, dhe do të jemi krenarë që kontribuojmë për Europën”, tha Rama gjatë një interviste në zyrën e tij, vetëm pak metra larg vendit ku janë zhvilluar demonstratat e përnatshme kundër projektit.

Unë jam votuar për t’i bërë këto gjëra të ndodhin. Nuk jam votuar që të udhëhiqem nga njerëz që kanë një ide tjetër për mënyrën se si duhet të zhvillohet vendi.”

Ëndrrat e mëdha përballen me polemika

Rama, 61 vjeç, ish-basketbollist dhe artist, i cili mori detyrën në vitin 2013 dhe synon ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, krenohet me faktin se ka mbikëqyrur modernizimin e një vendi që kishte mbetur për dekada nën një diktaturë komuniste veçanërisht shtypëse deri në vitet 1990.

Ai kultivon një stil joformal, me kostum të zi të gjerë, bluzë të zezë dhe atlete të bardha. Zyra e tij ngjan me një hapësirë urbane bashkëpunimi, me mure të mbuluara nga pikturat e tij shumëngjyrëshe. Nëpër ambient ndodhen pjata të mbushura me lapsa me ngjyra dhe markera, ndërsa tavolina e punës është e mbushur me skica dhe vizatime.

Projekti i resortit që ai mbështet është ideja e Jared Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump, e cila ka thënë se u dashurua me Shqipërinë disa vite më parë gjatë një vizite me anije. Rama i takoi ata gjatë atij udhëtimi dhe tha se i gjeti “shumë të sjellshëm, modestë… njerëz të mirë nga ana njerëzore”.

Tashmë, firma e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners, është e përfshirë në projektin prej 1.4 miliardë eurosh (1.6 miliardë dollarë) pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, si edhe në një tjetër projekt në ishullin e afërt të Sazanit.

Së bashku, këto projekte arrijnë një vlerë deri në 5 miliardë euro, tha Rama.

Është një ëndërr e madhe dhe ëndrrat e mëdha gjithmonë janë përballur me polemika”, tha Rama

Affinity Partners dhe Kushner nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Kompania Sazan Real Estate Development LLC, e cila po zhvillon planet, i ka thënë Reuters se do ta bëjë këtë në mënyrë të përgjegjshme.

Rama premton mbrojtjen e jetës së egër

Protestat nisën në fund të majit, kur zona pranë Vjosë-Nartës u rrethua me tela me gjemba gjatë punimeve për një rrugë hyrëse dhe zhvillimeve të tjera paraprake të ndërtimit. Disa protestues u plagosën gjatë përplasjeve me sigurinë private. Më pas, zemërimi u përhap edhe në Tiranë.

Që atëherë, gardhi është hequr. Rama pranoi se vendosja e tij ishte një “ide e turpshme”.

Megjithatë, Rama minimizoi shqetësimet mjedisore. Ai tha se vlerësimi i ndikimit në mjedis ende nuk është përfunduar dhe do të realizohet paralelisht me zhvillimin e projekteve.

“Ne jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për jetën e egër në Shqipëri. Komisioni Europian nuk ka asnjë arsye të dyshojë në vullnetin tonë të palëkundur për të mbrojtur gjithçka që duhet të mbrohet kur bëhet fjalë për jetën e egër dhe natyrën.” /Marrë nga Reuters

protesta rama

Lini një Përgjigje