Politike25 Mars 2023, 22:54

Berisha i vë vulën, garën më 14 maj e ka brenda PD: Demokratët të mos votojnë pengjet e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i vë vulën, garën më 14 maj e ka brenda PD:

Sali Berisha konfirmoi edhe një herë se betejën më 14 maj e ka me Alibeajn dhe jo me PS.

Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha ftoi të gjithë demokratët të marrin pjesë në këtë betejë edhe të mos ndjekin dy pengje të Edi Ramës. Duke ju referuar Bashës dhe Alibeajt. Edhe sot në Kurbin ai bëri fushatë kundër tyre duke treguar se tani ai e ka garën brenda partisë dhe jo me socialistët.

Edhe njëherë theksoj se, në ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy. Ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Partia Demokratike nuk ka përjashtim në statut, por largimi është vetëkuptueshëm. Çdo person, që del jashtë standardeve, kritereve të qenit anëtar i kësaj partie e humbet automatikisht anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është se që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme të thella serioze, të cilat nuk i ka deklaruar, por mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit”, tha ai.

 

berisha pd kryesi alibeaj