Politike21 Shtator 2023, 12:44

GJKKO vendos më 5 tetor për Inceneratorin e Elbasanit, avokatët: Lefter Koka është në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO vendos më 5 tetor për Inceneratorin e Elbasanit, avokatët:
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit pasi dëgjoi këtë të enjte mbrojtjen e deklaruar nga avokati i kompanisë Alb Tek Energy dhe vendosi të marrë dy javë kohë për të shpallur vendimin përfundimtar.

Seanca kur trupa gjykuese do të dalë dhe do ta shpallë vendimin do jetë në 5 tetor ora 13:00.

Gjyqtarët argumentuan se ju nevojitet kohë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Avokatët e Lefter Kokës ndërkohë, dorëzuan në gjykatën antikorrupsion këtë të enjte, disa akt ekspertime ku pretendohet gjendje e rënduar shëndetësore e ish-ministrit.

Pretenca e SPAK për të akuzuarit:

Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Nga këta persona, të arrestuar aktualisht janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në 'arrest shtëpie' qëndrojnë Etleva Kondi dhe Serafin Papa.

Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja dhe së fundmi Jonida Zeqo, anëtare e Komisionit të vlerësimit të Ofertave e cila ishte lënë në 'arrest shtëpie', por pasi nuk u paraqit në seancë dhe më pas nuk u gjet në banesën e saj, u shpall në kërkim nga GJKKO.

gjkko lefter koka