
Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Patosit.
Kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie.
Duro ka fituar me një diferencë prej 5500 votash nga rivalët e tij. Ai ishte në garë me kandidaten e “Bashkë Fitojmë”, Sofie Alushaj dhe atë të PD-së, Pranvera Rizaj.
Ndërkohë edhe në Skrapar ka përfunduar numërimi i votave.
Kandidati i PS, Adriatik Mema ka marrë 3456 vota ose 55.84 %. Kandidati i opozitës Euglen Mustafallari ka marrë 2733 vota ose 44.16 %.


Lini një Përgjigje