Politike 6 Prill 2023, 17:52

Ndikimi rus dhe lufta në Ukrainë, amerikanët shtojnë prezencën në Tiranë; para vizitës së Escobar, zbarkon senatori Daines

Shkruar nga Pamfleti

Ndikimi rus dhe lufta në Ukrainë, amerikanët shtojnë

Më 11 prill do të vijë në Tiranë zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili do të japë mesazhe të forta sa i takon ndikimit rus, zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi. Por teksa pritet me interes vizita e tij, sot ka mbërritur në Tiranë një tjetër funksionar amerikan...

Amerikanët kanë intensifikuar lëvizjet në Tiranë. Shqipëria është mbërthyer nga skandalet e financimeve ruse, teksa po ashtu klima politike nuk është e qëndrueshme. Berisha u shpall “non grata” nga amerikanët, por ai ka trazuar politikën dhe duket se zyrtarët e Uashingtonit janë vënë në lëvizje.

Më 11 prill do të vijë në Tiranë zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili do të japë mesazhe të forta sa i takon ndikimit rus, zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi. Por teksa pritet me interes vizita e tij, sot ka mbërritur në Tiranë një tjetër funksionar amerikan. Bëhet fjalë për senatorin nga Montana Steve Daines. Ambasada amerikane njofton se në fokus do jetë sistemi energjitik, por dhe lufta në Ukrainë. Senatori madje do të vizitojë dhe bazën e Kuçovës.

Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me Ambasadoren Yuri Kim, Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë. Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin”, njoftoi ambasada.

Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane.

rusia ambasada senatori escobar