TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 10:49

"Nuk e toleroj këtë gjuhë"/ Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren, Peleshi ndërpret seancën

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk e toleroj këtë gjuhë"/ Berisha dhe deputetët
Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren, Peleshi ndërpret seancën

Seanca plenare e sotme u ndërpre për pesë minuta pak minuta pas nisjes së saj, me vendim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ndërprerja erdhi pasi Sali Berisha dhe deputetë të Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe refuzuan të ktheheshin në vendet e tyre. Situata krijoi tension në sallë dhe pengoi vijimin normal të punimeve.

Peleshi iu drejtua disa herë Berishës duke i kërkuar të zinte vendin në sallë. Pas paralajmërimeve, ai njoftoi ndërprerjen e përkohshme të seancës, me qëllim rikthimin e rendit dhe vijimin e axhendës.

Pas këtij momenti deputetë e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke u përplasur me Gardën.

“Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve, këta që janë pas shpinës sime janë maska e Edi Ramës. Kurrë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëz që shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike…”, tha Berisha mes të tjerash.

Pas këtij momenti kryetari Niko Peleshi i ndërpreu fjalën duke thënë: “Nuk toleroj gjuhë të papërshtatshme në Parlament, të paktën për sa kohë e drejtoj unë”.

Në rendin e ditës janë parashikuar disa projektligje dhe projektvendime për votim, si dhe interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me ministra të ndryshëm.

Mes projektligjeve që do të shqyrtohen janë ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, në ligjin për akcizat, si dhe ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muze. Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë projektligjin për shërbimin e jashtëm dhe projektvendime për strukturën dhe pagat e personelit me kohë të pjesshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme parlamentare.

Në kuadër të seancës janë planifikuar dy interpelanca me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Deputetja Erisa Xhixho kërkon sqarime për sigurinë në shkolla, ndërsa deputeti Erald Kapri kërkon informacion mbi masat kundër dhunës në institucione arsimore.

Gjithashtu, deputeti i PS, Erion Braçe, ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të sqaruar mosfunksionimin sipas tij të Qendrës Shëndetësore në rrugën “Irfan Tomini”.

 

berisha dhe deputetët e pd bllokuan foltoren

Lini një Përgjigje