TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 10:39

PD mbledh sot Kryesinë, takimi i parë pas zgjedhjeve të 11 majit; çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti

PD mbledh sot Kryesinë, takimi i parë pas zgjedhjeve të 11 majit;

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë, e cila do të jetë edhe hera e parë që kjo strukturë takohet pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

Mbledhja e cila do të nisë në orën 13:00, do të nisë me fjalën e kryetarit të partisë Sali Berisha në sallën “Azem Hajdari” drejtuar anëtarëve, ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Më herët, eksponentë të PD-së kanë thënë se forumet e partisë si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do të jenë ato që do të vendosin edhe për vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Lini një Përgjigje