Politike16 Tetor 2023, 20:02

Rama hap rrugën që Shqipëria të kthehet në kamp refugjatësh? Kryeministri: Folëm me liderët e BE, gati të ndihmojmë

Shkruar nga Pamfleti

Rama hap rrugën që Shqipëria të kthehet në kamp

Çështja e emigrantëve ka zënë sot një hapësirë shumë të madhe në takimet me dyer të mbyllura të mbajtura në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë. Prej vitesh është folur se vendi ynë mund të kthehet në një kamp të madh për të mbledhur refugjat e Lindjes së Mesme dhe duket se kjo çështje është rihapur.

Në konferencën për shtyp me gazetarët, Rama u pyet mbi këtë ide dhe ai e pranoi se është folur me liderët e BE, por preferoi të mos japë detaje. Megjithatë i tha se Shqipëria është gati të ndihmojë duke dhënë sinjale se mund të ndodhe dhe një skena ri tillë.

Folëm për të. Nuk mund të shtoj më shumë. Çfarë mund të them?! Nuk jemi pjesë e rrugës ballkanike, në këtë aspekt nuk influencojmë aq shumë, për mirë apo për keq këtë fenomen. Por si gjithmonë jemi gati të ndihmojmë. E kemi bërë gjithë historinë tonë. Shqipëria është e vetmja që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore.

Dhe asnjë hebre nuk u dorëzua tek nazistët. Pastaj kemi eksperiencën e dramës e emigracionit nga Kosova. Kishim gjysmë milionë refugjatë nga Kosova sepse u detyruan të linin shtëpinë dhe u ndoqën nga regjimi i Millosheviçit. I dhamë strehë mijëra afganëve pas situatës. Jemi gati ta bëjmë edhe në të ardhmen duke konsideruar dimensionin tonë modest dhe kapacitetet tona të limituara. Është një fenomen që duhet ndërmarrë të bashkuar”, deklaroi Rama.

Fillimisht ishte Britani që sugjeroi ngritjen e një kampi të madh në Shqipëri për azilkëruesit, ndërkohë që edhe BE e ka hedhur si ide. Aktualisht shumë emigrantë mbahen në Turqi apo Greqi dhe nuk është çudi t’i strehojmë dhe ne.