TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2026, 10:32

Rama prezanton 'shpikjen e re' të socialistëve: Rilindja Urbane 2.0, do të pastrojmë ‘fijet e merimangave’ në qytete

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri tha se qytetet do të pastrohen nga kabllot ajrore jashtë funksionit, ndërsa bashkitë do të përfshihen në kalimin drejt infrastrukturës nëntokësore.

Rama prezanton 'shpikjen e re' të socialistëve: Rilindja
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në eventin kushtuar infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, ku u diskutua për sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që kanë ndikuar në pamjen e qyteteve.

Në fokus të aktivitetit ishte kalimi gradual i këtyre rrjeteve drejt infrastrukturës nëntokësore, si dhe roli i bashkive në këtë proces.

Rama tha se tashmë ekzistojnë kushtet për të nisur pastrimin e qyteteve nga kabllot ajrore, një pjesë e madhe e të cilave, sipas tij, nuk kanë më funksion.

“Është tani e mundur qe të pastorjmë qytetet tona nga ato fije plastike merimangash të një kohe që ka pasur pasojat e veta në vazhdën e një zhvillimi që ishte i domosdoshem. Siç tregon edhe inventari, një pjesë e këtyre kabllove janë pa funksion si një shenjë e harrese dhe mungese së vëmendjes.

Përfitoj nga rasti të ndaj edhe një tjetër nismë të një përmase shumë të madhe të shtirë me natyre satragjike për komunitetet. Të cilën do ta lancojmë në një konferencë të pushtetit vendor në 10 ditëshin e parë të korrikut.

Behet fjalë për programin e ri kombëtar të rilindjes urbane 2.0. Një program që po përgatitet nga institucionet dhe në dialog me bashkitë nën kujdesin e ministit Demo. Është një program që synon të adresojë disa elemente që ka ardhur koha të marrin një drejtim shterues.

Të adresojë pjesët e mbetura të sistemit te painvestuara të cilat ndryshe nga çfarë hidhet e spërdridhet ne diskursin e përditshëm negativ, janë në fakt më pak sesa pjesë të investuara në sistemin ujësjellës kanalizimeve.

Programi do të adresojë nevojën për një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe për ti dhënë përgjigje edhe nevojave te mbetura te paadresuara nga segmetet ende të munguara të rrjetit ujësjellës kanalizime”, tha ai ndër të tjera.

Kryeministri njoftoi se në dhjetëditëshin e parë të korrikut do të prezantohet një program i ri kombëtar, i quajtur “Rilindja Urbane 2.0”, i cili do të ketë në qendër ndërhyrjet në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.

Sipas Ramës, programi po përgatitet nga institucionet në bashkëpunim me bashkitë dhe synon të adresojë segmentet e rrjetit që ende nuk janë investuar, si dhe nevojat e mbetura në infrastrukturën bazë të komuniteteve.

 

rilindjes urbane 2.0 programin i ri kombëtar

1 Komente

  1. L
    Lira

    Po, por te duhet edhe nje mandat tjeter per te arritur ne maje te shtyllave merimange. Probleme qe duhet te ishin dhene zgjidhje kohe me pare , por ju ka munguar vizioni. Nje fjale me shpetoi mua para pak ditesh se keto kabllo duhet te ishin nentoksore dhe fluturoj idea. O BURRA TE VJEDHIM EDHE PAK.KCK.JANE KOPJACE TE PAPARE, VJEDHES IDESH. Me nje fjale injorante fund e krye.

    Lini një Përgjigje