Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ditën e sotme një një deklaratë për mediat ka deklaruar se Shqipëria do të vlerësojë një kërkesë të mundshme të Shteteve të Bashkuara për të përdorur bazën ajrore të Kuçovës për të kryer operacione ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit.
“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me përfshirjen e Shqipërisë në aleancë.”, tha Nufi për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
Disa shtete europiane kanë refuzuar deri tani kërkesën e SHBA për të lejuar bazat e ndodhura në shtetet e tyre që të përdoren për të sulmuar Iranin.
Nufi njoftoi edhe miratimin për autorizimin e kompanisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me 2 kompani për për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët.
“Miratuam 2 VKM për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar për të lidhur marrëveshje me dy kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronët. Këto dy vendime të Këshillit të Ministrave janë domethënëse, është hera e parë që krijohet mundësia për prodhimin e mjeteve lundruese, kjo është diçka që na bën të ndihemi krenarë dhe jemi afër të finalizimit të marrëveshjeve me këtë autorizim që jep Këshilli i Ministrave. Do të jetë nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake, por edhe nxitje për punësimin, krijimin e një hapi të mirëfilltë të ndërtimit të mjeteve lundruese”, tha Nufi.
Baza ajrore e Kuçovës u inagurua me 4 Mars 2024.Kjo bazë që në periudhën e komunizmit përdorej nga Traktati i Varshavës tashmë do të përdoret për stërvitjet dhe operacionet e Aleancës veriatlantike.
Avionët ushtarakë të NATO-s ishin pjesë e inaugurimit të bazës së Kuçovës, me demonstrime në ajër së bashku edhe me helikopterët amerikanë “Black Hawk”.
Nuk perjashtohet mundesia qe Rama tu kete ofruar amerikaneve qe te shfrytezojne Kucoven per operacione kunder Iranit. Ai do ta priste me kenaqesi edhe nje sulm me raketa nga Irani, si puna a Netanjahut, qe per ti shpetuar gjyqit, po mban vendin ne situate lufte.
Fytyr djalli ka ku te fshihet po per popullin si i behet ku do shkoje nese gjendemi ne nje lufte te tille