TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 19:45

Tensionet te “Petro Nini”, Tedi Blushi: Ka ndodhur një krim zgjedhor, patronazhistët po shpërndanin para

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet te “Petro Nini”, Tedi Blushi: Ka ndodhur një krim

Vijon të jetë e tensionuar situata te shkolla “Petro Nini”. Demokratët kanë zbuluar një zyrë informale të PS dhe kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje me Erion Braçen.

I përfshirë ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh Blushi.

Tedi Blushi shtoi: “Brenda keni provat e krimit, ata patronazhistët që ikën me vrap të kapur në flagrancë. Erion Braçe është brenda, po i jep imunitet politik krimit. Këta janë deputetët e Rilindjes që edhe pak minuta largohet nga pushteti.

Kemi kapur në flagrancë patronazhistë, i kemi filmuar. Në dijeninë tonë për shpërndanin para, një njeri s’ka pse ikën me vrap për sa kohë s’është në shkelje të ligjit. Do të rrimë këtu derisa të arrestohen banditët që shpërndanin para për të blerë vota”.

 

Lini një Përgjigje