Kosova 1 Qershor 2023, 15:03

Blinken takon kreun e NATO dhe jep ultimatum për Kurtin dhe Vuçiçin: Ulni urgjent tensionet!

Shkruar nga Pamfleti

Blinken takon kreun e NATO dhe jep ultimatum për Kurtin dhe

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dalë sërish me një mesazh të fortë për liderët e Kosovës dhe të Serbisë.

Ai u kërkoi nga Kurti dhe Vuçiç që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo.

Blinken i bëri këto komente pasi u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Norvegji, aty ku po mbahet samiti i ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO.

"Ne mbështesim procesin e integrimit euroatlantik për Kosovën dhe Serbinë. Por përshkallëzimi aktual më shumë pengon sesa ndihmon përpjekjet për të ecur në atë drejtim", shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara më herët kritikuan Kosovën, pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi thirrjet e bëra prej tyre që krerët e komunave të mos futen në zyra.

"Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet e fundit që janë ndërmarrë. Këtë ua kemi thënë drejtpërdrejt liderëve të përfshirë, duke përfshirë kryeministrin Kurti", tha Blinken.

Blinken kërkoi të ndalen veprimet e njëanshme nga secila palë, pasi Serbia gjithashtu vuri ushtrinë e saj në gatishmëri.

blinken kosova