Pas një periudhe të vështirë në jetën e tyre personale, Angela Martini dhe biznesmeni rumun Dragoș Săvulescu duket se kanë lënë pas krizat dhe kanë rikthyer afrimitetin mes tyre.
Së fundmi, Săvulescu ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me modelen shqiptare, e cila është interpretuar si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre ka hyrë në një fazë më të qetë dhe të stabilizuar.
Çifti kishte kaluar një periudhë të trazuar vitin e kaluar, kur Martini kishte kërkuar zyrtarisht ndarjen në gjykatë në Los Angeles, pas viteve martesë. Në atë kohë, dokumentet ligjore përmendnin mosmarrëveshje të theksuara dhe çështje të kujdestarisë familjare.
Megjithatë, disa muaj më vonë, ajo tërhoqi kërkesën për divorc, duke hapur rrugën për një pajtim të mundshëm mes tyre. Që prej asaj kohe, dyshja është shfaqur herë pas here së bashku në rrjete sociale, duke ushqyer zërat për një ribashkim.
Postimi i fundit i biznesmenit shihet tani si konfirmimi më i qartë publik se marrëdhënia e tyre ka marrë një kthesë pozitive dhe se çifti po jeton sërish momente më të qeta familjare.

Lini një Përgjigje