TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Qershor 2023, 11:24

Fjoralba Ponari dhe i dashuri i saj publikojnë vlogun e parë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Fjoralba Ponari dhe i dashuri i saj publikojnë vlogun e parë

“Kam shumë dëshirë që të jemi si ata ‘couple goals’ e Instagramit, të bëjmë foto e vlogje bashkë”- deklaronte Fjoralba Ponari pak kohë më parë teksa fliste për partnerin e saj, Françeskon, duke shtuar se ai është shumë hermetik dhe nuk i pëlqejnë këto gjëra.

Gjithsesi, misioni është përmbushur me sukses dhe Fjoralba ia doli ta bindte të dashurin e saj për të qenë pak më i ekspozuar. Pak ditë më parë ajo njoftoi se do jetë aktive në YouTube me video nga jeta e përditshme në një rubrikë që e ka quajtur ‘Fragmente Ditari’.

E në këto fragmente nuk kishte si të mungonte Françesko. Fjoralba ka publikuar një vlog nga qyteti i saj i preferuar, Firence, në të cilin ka udhëtuar me të dashurin e zemrës.

Në videon në fjalë ajo tregon mbi udhëtimin e tyre atje, aktivitetet, ushqimet që provojnë e vizita në vende të ndryshme.

 

fjoralba ponari i dashuri vlog

Lini një Përgjigje