
Përfundojnë pjesët e para në Champions League. Barcelona ka mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Antuerpenin e Arbnor Mujës. Katalanasit, realizuan golin e parë me Zhoao Feliks në minutën e 11.
Gyndogan asistoi për portugezin, i cili nuk gaboi para portës.
Ndërkohë në minutën e 19, Levandovski dyfishoi shifrat, përpara se një autogol i Batail t’i çonte shifrat në 3-0 në favor të spanjollëve.
Mançester Siti është befasuar nga Servena Zvezda. Serbët kanë mundur kampionët në fuqi të Europës me rezultatin 0-1. Në minutën e 2 të shtesës në pjesën e parë, Bukari ndëshkoi anglezët.
Goli u anulua nga anësori për pozicion të parregullt, por VAR-i konfirmoi më pas golin.
Në ndeshjet e tjera, Atletiko e Madridit ka triumfuar 0-1 përballë Lacios, Fejnordi ka mposhtur Sëlltikun, ndërsa supersfida PSG-Dortmund është mbyllur me rrjeta të paprekura.