TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2026, 19:47

Elbasani hedh kunja ndaj Partizanit, verdheblutë publikojnë pamjet pas akuzave për penalltinë “fantazmë” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani hedh kunja ndaj Partizanit, verdheblutë publikojnë pamjet pas

Ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit, e zhvilluar në “Arenën e Demave” dhe e vlefshme për çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të forta pas përfundimit të saj.

Klubi i Partizanit reagoi përmes rrjeteve sociale duke kritikuar ashpër gjyqtarin e takimit, Eldorian Hamiti. Sipas klubit kryeqytetas, penalltia e akorduar në favor të Elbasanit ndikoi drejtpërdrejt në kualifikimin e verdhebluve për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në reagimin e tyre publik, të kuqtë e shpallën arbitrin “non grata”.

Pas këtij reagimi, nuk vonoi edhe kundërpërgjigjja e Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi verdheblu publikoi një video me një tjetër episod të diskutueshëm nga ndeshja. Në pamjet e publikuara shihet futbollisti i Partizanit, Fadeiro, në një kontakt me lojtarin Kasa brenda zonës, ndërsa arbitri Hamiti vijoi lojën dhe sistemi VAR nuk ndërhyri.

Reagim…”, shkruante Elbasani mbi videon e publikuar në “Instagram Story”, një mesazh që u interpretua më shumë si një kundërpërgjigje ironike ndaj reagimit të Partizanit, sesa si një protestë direkte ndaj gjykimit të arbitrit.

Debatet rreth vendimeve të arbitrimit në këtë përballje pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa çështja mund të marrë vëmendje edhe nga organet përkatëse të futbollit shqiptar.

elbasani partizani kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje