
Bota e futbollit është në zi. Frank Mill, ish-sulmuesi gjerman që fitoi Kupën e Botës 1990 me Gjermaninë në Itali, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.
Ish-sulmuesi ndërroi jetë në Esen dhe, sipas raportimeve fillestare, ai nuk ishte shëruar kurrë nga goditja në tru që pësoi majin e kaluar. Përveç Kupës së Botës, ai fitoi edhe medaljen e bronztë olimpike në vitin 1988.
Ish-sulmuesi i Borusias së Dortmundit dhe Fortuna Dyselrdolfit vdiq nga një atak në zemër. Ai kishte vuajtur më parë nga një sëmundje e ngjashme në fund të majit, pasi mbërriti në aeroportin e Malpensas për një dokumentar mbi “Italia 90”.
Në atë rast, ekipet e shpëtimit, të cilat mbërritën me helikopter, arritën ta ringjallnin atë pas disa minutash pa ndjenja. Ai ishte trajtuar së fundmi në Esen, raporton “Bild”. Mill la pas gruan e tij, Vanesa, dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i birësuar.
Përvoja e tij në fushë…
Mill luajti 387 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar 123 gola dhe duke u zhvilluar 17 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore. Pasi e filloi karrierën e tij në qytetin e tij të lindjes, Esen, në vitin 1981, kaloi pesë vite te Borusia Mëshengladbah (1981–1986).
Më pas luajti për Borusian e Dortmundit deri në vitin 1994, përpara se ta përfundonte karrierën e tij me dy sezonet e tij të fundit te Fortuna Dyseldorf. Më pas ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Dortmundin në vitin 1989.
Vdekja e Frank Mill u njoftua nga ish-klubi i tij, Rot-Vais Esen. Anëtari i bordit të Esenit, Aleksandër Rang, e kujtoi Millin kështu: "Frank nuk ishte vetëm një nga lojtarët më të mëdhenj që Rot-vais Esen ka prodhuar ndonjëherë, por ai ishte edhe një njeri i mirë: pragmatik, autentik dhe plot energji pozitive".
Lini një Përgjigje