
Viti 2026 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Kristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez është përballur me një ndalesë të papritur për shkak të një dëmtimi fizik, duke ngritur shqetësime si te klubi i tij Al Nasr ashtu edhe te përfaqësuesja e Portugalisë.
Edhe pse ka mbushur së fundmi 41 vjeç, Ronaldo vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit botëror. Në këtë fazë të karrierës, ai ndodhej përballë dy objektivave të mëdha historike: arritjes së kuotës së 1000 golave në karrierë dhe pjesëmarrjes në gjashtë edicione të Kupës së Botës.
Megjithatë, planet e tij janë vënë përkohësisht në pikëpyetje pas dëmtimit që pësoi më 28 shkurt. Sinjali i parë i alarmit erdhi nga trajneri i Al Nasr, Horge Zhesus, i cili deklaroi se problemi fizik i Ronaldos mund të jetë më serioz nga sa ishte menduar fillimisht.
Sipas ekzaminimeve mjekësore, futbollisti ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit. Për këtë arsye, ai ka udhëtuar drejt Madridit, ku ka nisur trajtimin me fizioterapistin e tij personal në kuadër të një programi të specializuar rehabilitimi.
Stafi mjekësor po e monitoron situatën me kujdes, pasi sezoni aktual konsiderohet vendimtar për Ronaldon. Rikuperimi i shpejtë dhe i plotë është thelbësor për të mos rrezikuar objektivat historike që ai synon të arrijë në fazën përmbyllëse të karrierës së tij.
Lini një Përgjigje