TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 20:50

Mario Mitaj “zhduket” çuditërisht nga Al Itihad, mbrojtësi ‘fut në panik’ kuqezinjtë në prag të ndeshjes me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj “zhduket” çuditërisht nga Al Itihad,

Ka nisur kryendeshja e javës së 25-të në kampionatin e Arabisë Saudite mes Al-Ahli dhe Al-Itihad, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

22-vjeçari nuk është përfshirë në formacionin titullar të Al-Itihad, por surpriza më e madhe është se ai mungon edhe në stolin e rezervave. Kjo situatë vjen pas katër ndeshjeve radhazi ku Mitaj ishte aktivizuar si titullar me kampionët e Arabisë Saudite.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e kësaj mungese, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim teknik, çështje fizike apo ndonjë faktor tjetër.

Mungesa e tij ngre pikëpyetje edhe në prag të angazhimit të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars në Varshavë, në një sfidë të vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës.

Mario Mitaj konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga trajneri Silvinjo. Pavarësisht moshës së re, ai ka regjistruar 28 ndeshje me fanelën kuqezi, duke u shndërruar në një pikë referimi në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe një element kreativ në fazën sulmuese.

Mario Mitaj “zhduket” çuditërisht nga Al Itihad,

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares al itihad

Lini një Përgjigje