
Pavarësisht viteve, Zhoze Murinjo vazhdon të shkruajë faqe të jashtëzakonshme në historinë e futbollit.
Me fitoren 2-0 ndaj Farenses, ‘Special One’ ka dërguar Benfikën në çerekfinalet e Kupës së Portugalisë dhe ka arritur fitoren e 750 në karrierën e tij të pasur me trofe.
Klubi portugez e ka nderuar trajnerin me një fanelë speciale me numrin 750. Mourinjo vetë, i zakonshëm për ambicien e tij të pakufijshme, deklaroi: “750 fitore. Cila ka qenë më e rëndësishmja? E para? Benfika-Belenenses? Porto-Monako në Champions? Finalja e dytë e Champions mes Interit dhe Bajernit? Ajo e mbrëmshmja? JO! E ardhshmja!!! Fitorja e 751-të! Punojmë për të ardhmen.”
62-vjeçari ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Evropë, duke drejtuar Interin dhe Romën në Itali, Reali i Madridit në Spanjë, si dhe skuadra si Çelsi, Mançester Junajtid dhe Totenhemi në Premier Ligë. Ka pasur edhe një aventurë në Turqi me Fenerbahçen, përpara se të kthehej në Portugali për të udhëhequr Benfikën, pas eksperiencës së hershme në vitin 2000. Në mes, ka shkëlqyer me Porton dhe ka fituar gjithsej 26 trofe gjatë karrierës së tij, ku spikat fitorja e Ligës së Konferencës me Romën në “Air Albania” në vitin 2022, duke konsoliduar vendin si një nga trajnerët më të suksesshëm dhe ikonë e futbollit botëror.
Lini një Përgjigje