TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2026, 20:05

Silvinjo humbet një yll për “play off” me Poloninnë, dëmtimi i mesfushorit zgjat më tepër nga sa pritej

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo humbet një yll për “play off” me Poloninnë,

Mesfushori shqiptar Medon Berisha po kalon një periudhë rikuperimi pas dëmtimit që pësoi në muajin dhjetor gjatë ndeshjes së Leçes ndaj Pizës. Futbollisti ishte duke zhvilluar një sezon shumë pozitiv me skuadrën italiane deri në momentin e dëmtimit, i cili e ka mbajtur jashtë fushave për rreth tre muaj.

Fillimisht pritej që Berisha të rikthehej në fillim të muajit shkurt, por komplikimet gjatë fazës së rehabilitimit kanë shtyrë afatet e rikuperimit. Sipas informacioneve të fundit nga Italia, mesfushori do të mungojë edhe në përballjet e radhës të Leçes kundër Kremonezes dhe Napolit.

Silvinjo humbet një yll për “play off” me Poloninnë,

Stafi teknik i klubit projekton që Berisha të rikthehet fillimisht në stol në ndeshjen ndaj Romës, e cila është planifikuar të zhvillohet më 22 mars. Ndërkohë, rikthimi i tij i plotë në dispozicion të skuadrës pritet të ndodhë në fillim të prillit, në sfidën kundër Atalantës.

Kjo situatë mund të ndikojë edhe në praninë e tij me Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e fazës “play-off” të Botërorit. Megjithatë, mundësia e një grumbullimi nga trajneri Silvinjo nuk përjashtohet, edhe pse në Itali ende po pritet rikuperimi i plotë i futbollistit.

medon berisha mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje