Sport12 Gusht 2023, 22:17

Situatën në “Air Albania” e zgjidh Murinjo, shikoni çfarë ndodh në miqësoren e luksit Partizani-Roma (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Situatën në “Air Albania” e zgjidh Murinjo, shikoni

Një situatë epike u regjistrua në minutën e 78 në duelin miqësor mes Partizanit dhe Romës. Skuadra shqiptare i kishte kryer të gjithë zëvendësimet, ndërkohë që mbrojtësi Preka pësoi një dëmtim dhe kërkoi zëvendësim.

Fillimisht të kuqtë, tentuan të riaktivizonin Bilanin, i cili ishte edhe më herët në fushë, por kjo gjë nuk u lejua.

Pas disa minutash në pritje, skenën e rrëmbeu Zhoze Murinjo, i cili i ndodhur para këtij fakti, largoi nga fusha futbollistin Auar, duke bërë që të dyja ekipet të mbeteshin në fushë me 10 lojtarë. Loja më pas vijoi normalisht me të dyja ekipet që luajtën me 10 lojtarë në fushë.

zhoze murinjo trajneri portugez