TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Janar 2025, 18:29

Tirana kapitullon, bardheblutë mposhten nga Egnatia dhe prekin fundin; djemtë e Maganit e shohin veten drejt Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Tirana kapitullon, bardheblutë mposhten nga Egnatia dhe prekin fundin;

Tirana duket se ka prekur fundin këtë sezon. Rezultatet zhgënjyese nuk kanë fund për bardheblutë, pasi edhe këtë herë kanë pësuar humbjen e 4 radhazi. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani është mposhtur me rezultatin e pastër 0-4 nga Egnatia.

Fillimisht në minutën e 60 shënoi Ujka. Pas një aksioni nga e djathta e sulmit të Lushkjes, topi mbeti në zonën e vogël të bardhebluve ku në fund ishte Ujka, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm 3 minuta më pas kampionët në fuqi goditën përsëri, këtë herë me anë të Lushkjas. Aksion i shpejtë i Ujkës nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjeti Lushkjen i cili dyfishoi shifrat.

Në minutën e 80, bardheblutë kapitulluan, duke pësuar edhe golin e tretë. Kundërsulm i rrogozhinasve me dyshen Kasa-Bakajoko që kaluan gjithë prapavijën e bardhebluve, teksa Bakajako i cili në fund dërgoi topin në rrjetë. Pamjet u verifikuan nga VAR-i për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit nga Kasa dhe pas tre minutash, goli u konfirmua i rregullt.

Në minutën e 90+4, Egnatia kompletoi “pokerin”. Zbritje e shpejtë nga e djathta për Ujkën, pasimi i tij gjeti në shtyllën e dytë Ndrecën, i cili i pashqetësuar dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Egnatia renditet nëp vendin e parë me 36 pikë, ndërsa Tirana e sheh veten në vendin e 9 me 18 pikë.

tirana egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje