
Torino mposhti Milanin me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e parafundit të Serisë A, duke mbajtur gjallë shpresat për të kapur një “biletë” në Ligën e Konferencës.
Skuadra e trajnerit Juriç ishte dominuese në fushë, duke i dhënë një “leksion” me 3 “Granata2” kuqezinjve të Piolit.
Zapata, Iliç dhe Rodriguez ishin autorët e golave për Torinon, ndërkohë që golin e vetëm për Milanin e shënoi Benaser në minutën e 55. Kjo ishte disfata e 7 në kampionat e kuqezinjve dhe triumfi i 13 për torinezët që ngjiten në vendin e 9 në renditje, me 53 pikë, një më pak se Fiorentina e vendit të tetë.
Në javën e fundit, Torino do të ndeshet me Atalantën, ndërkohë që Milani pret Salernitanën.
Lini një Përgjigje