TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 17:49

Sulmuesi në pronësi të Gallatasarajit realizon “poker” golash, talenti me origjinë shqiptare feston me shqiponjë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi në pronësi të Gallatasarajit realizon

Berat Lush ka shpërthyer dje në Turqi. 18-vjeçari me origjinë shqiptare shënoi katër gola për Esenler Erokspor, ndaj Istanbulspor. Ekipi i tij, që synon ngjitjen, fitoi 5-0 në shtëpi dhe mban vendin e parë në renditjen e Ligës së Parë.

Lush zhbllokoi sfidën, ndërsa në fund ishte autori i katër golave radhazi. Padyshim ylli i mbrëmjes për Erokspor.

Futbollisti i Turqisë U-18 e festoi me shqiponjë njërin prej golave. Lush është me origjinë nga Gostivari dhe për rrënjët shqiptare që ka është shprehur gjithmonë krenar.

Kartoni i tij i përket Gallatasarajit ku dhe ka debutuar. Me ekipin e parë të Gallatasarajit numëron katër paraqitje, ndërsa për këtë sezon u preferua huazimi në Ligën e Parë që të fitonte më tepër minuta.

 

berat lush esenler erokspor sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje