Sport 9 Qershor 2023, 18:27

Vuan nga leuçemia kronike, Berluskoni shtrohet sërish në spital, përkeqësohet gjendja e ish-presidentit të Milanit

Shkruar nga Pamfleti

Vuan nga leuçemia kronike, Berluskoni shtrohet sërish në

Silvio Berluskoni është shtruar sërish në spitalin “San Raffaele” në Milano, në të njëjtin institucion në të cilin u shtrua më 5 prill (së pari në terapi intensive dhe më pas në një repart të zakonshëm) dhe la spitalin më 19 maj.

Shtrimi në spital u bë i nevojshëm për shkak të pneumonisë, një ndërlikim i leuçemisë kronike mielomonocitare që e ka prekur prej disa kohësh.

Nga sa mësohet, drejtuesi i Forza Italia ka mbërritur në “San Raffaele” në orët e para të pasdites së sotme, i shoqëruar nga eskorta e tij. Ai ndodhet në repartin Q1 (njëlloj si në shtrimin e fundit), por nuk është i shtruar në terapi intensive.

Ky shtrim i ri vjen në mënyrë të papritur: për nesër delegacioni i Forza Italia në Qeveri u ftua në Arcore për veprimtarinë politike të ish-kryeministrit. Ministri i Jashtëm, Tajani, saktëson: “Këto janë kontrolle që tashmë ishin parashikuar”.

Kontrollet ishin vendosur më parë, pasi disa vlera të dala nga testet rutinë kanë regjistruar kulme anormale. Berluskoni do të kalojë natën në spital dhe tashmë ka marrë një vizitë nga vajza e tij Marina.

silvio berluskoni ish-presidenti i milanit