TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2026, 19:10

"Nga ndryshim regjimi te kërkimi i pilotëve", kryetari i parlamentit iranian ironizon SHBA-në

Shkruar nga Pamfleti
"Nga ndryshim regjimi te kërkimi i pilotëve", kryetari i
Mohammad Bagher Ghalibaf

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar me tone ironike ndaj Shteteve të Bashkuara pas raportimeve se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi territorin iranian.

Në një postim në platformën X, Ghalibaf shkroi se “pas 37 humbjeve radhazi ndaj Iranit”, konflikti i nisur nga SHBA-ja është reduktuar nga synime për “ndryshim regjimi” në kërkimin e pilotëve të humbur. Ai e shoqëroi reagimin edhe me komente sarkastike për atë që e cilësoi si “progres të jashtëzakonshëm”.

Deklaratat e tij vijnë pas një prononcimi të Donald Trump më 31 mars, ku ai tha se në Iran ka ndodhur një ndryshim regjimi dhe se udhëheqja e re është “më pak e radikalizuar” dhe më “racionale”.

Sipas raportimit, llogaria e Ghalibaf në rrjetet sociale ka qenë më aktive kohët e fundit, duke përfshirë edhe publikime me përmbajtje satirike. Ai është parë për herë të fundit në televizionin shtetëror iranian më 17 mars.

Ndërkohë, disa raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se administrata Trump mund ta ketë konsideruar Ghalibaf si një partner të mundshëm politik, madje edhe si një figurë potenciale në udhëheqjen e ardhshme të Iranit.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

shba irani

Lini një Përgjigje