
Gjatë fjalimit me udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Amerikës, Presidenti Donald Trump ka përsëritur dëshirën e tij për të siguruar që Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të ulen për një takim.
"Por e vetmja mënyrë që mund ta bëjmë këtë është përmes forcës, nëse do të ishim të dobët, ata as nuk do të më përgjigjeshin në telefon", tha Trump.
Rusia deri më tani i ka rezistuar takimit me udhëheqësin ukrainas.
Ndër të tjera, Trump ngriti gjithashtu çështjen e fuqisë së nëndetëseve bërthamore amerikane, duke thënë se ato janë 25 vjet përpara atyre të Moskës.
“Lëviza një ose dy nëndetëse, drejt bregdetit të Rusisë, vetëm për të qenë të kujdesshëm, sepse nuk mund t’i lejojmë njerëzit të përdorin fjalën (bërthamore). Unë e quaj fjalën me N. Ka dy fjalë me N dhe nuk mund të përdorësh asnjërën prej tyre”, tha Trump.
"Është diçka që as nuk duam ta përmendim," shtoi më tej ai.
Lini një Përgjigje