Më 20 maj 2024 qeveria italiane ka përcaktuar datën e aktivizitimi të qëndrave në Shëngjin e Gjadër përcaktuar sipas Paktit Meloni-Rama nënshkruar më 6 nëntor 2023 në Romë.
Qeveria Meloni ka përshpejtuar procedurën e dhënies pa garë publike për menaxhimin e kampeve në Gjadër e Shëngjin.
Kjo duke iu referuar njoftimit të publikuar më 21 mars nga prefektura e Romës, sipas të cilit janë planifikuar dy pika të nxehta dhe një qendër paraburgimi për riatdhesimin me një shpenzim total prej gati 34 milionë euro në vit.
Në njoftim thuhet se me 20 maj 2024 qeveria italiane ka përcaktuar datën e aktivizitimi të qëndrave në Shëngjin e Gjadër përcaktuar sipas Paktit Meloni-Rama nënshkruar më 6 nëntor 2023 në Romë, shkruajnë mediat italiane.
Prej ditës së sotme 23 mars 2024, Ministria e Brendshme italiane ka hapur zyrtarisht procedurën për operatorët ekonomikë, shoqatat, kooperativa, entet sociale, organizata me aktivitet në sektorin e shrbimeve, për të marrë pjesë me praktikë negociuese e pa garë publike për menaxhimin e shërbimit të strehimit e mbarëvajtjes së qëndrave të emigrantëve në Shqipëri.
Kriterët për seleksiomin e operatorëve më të përshtatshëm e pa garë publike, sipas kushteve të përcaktuara nga lajmërimi i Prefekturës së Romës e Zyrës Territoriale të Qeverisë, do të jenë eksperienca e punës në këtë sektorë si dhe metodat e proceset e punës që respektojnë ambientin, shëndetin, sigurinë në bazë të certifikimeve përkatëse.
E sipas dokumentit do të mjaftojë konsultimi vetëm me 3 operatorë për të zgjedhur atë më të përshtatshmin.
Operatorët ekonomikë që do të fitojnë garën do të mbulojnë;
a-shërbimin e asistencës gjenerike për personin që përfshijnë informacionin mbi orientimin ligjor, ushqimin; b-shërbimin shëndetësorë; c-shërbimin e furnizimit, transportimi e dorëzimi i të mirave materiale si kit higjenik, veshmbathja; d- pastërtia ambientale, mbetjet urbane, dizinfektimi, higjenizimi, shkatërrimi i mbetjeve spciale etj.
Dokumenti i Prefekturës zbardh se do të jenë jo 2 por 3 qëndra strehimi emigrantësh e specifikon se operatorët ekonomikë që do të përzgjidhen nga procedura e përshpejtuar, do të garantojnë aktivitetin e tyre në;
1- në qëndrën e portit të Shëngjinit ku do të kryhet hyrja e parë e emigrantëve, skanerizimi shëndetësorë, identifikimi e marrja e kërkesave të tyre për azil.
2- në qëndrën e Gjadrit që do të ketë si funksion konstatimin e parakushteve për njohjen e së drejtës ndërkombëtare të azilkërkuesit.
3- në qëndrën po në Gjëndër të qëndrimit të përkohshëm të emigrantëe që do u refuzohet e drejta e azilit e në pritje të riathdhesimit të tyre.
“La Repubblica” shkruan se nuk ka transparencë nga ana e Ministrisë së Brendshme italiane. Marrëveshja u zbatua me procedurë urgjente, duke ngritur shumë polemika për mënyrën dhe kushtet e zbatimit./ Pamfleti
Dokumenti:
Lini një Përgjigje