Rusia deklaroi të mërkurën se iniciativa e Francës për të zgjeruar rolin e saj bërthamor në Europë është një zhvillim destabilizues që mund të përbëjë kërcënim për Moskën.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të hënën planin për zgjerimin e bashkëpunimit bërthamor, duke theksuar se edhe shtete të tjera europiane mund të marrin pjesë në stërvitjet bërthamore të Francës. Franca dhe Gjermania kanë krijuar gjithashtu një grup drejtues për të diskutuar çështjet që lidhen me parandalimin bërthamor.
Macron kishte paralajmëruar që në mars të vitit 2025 nisjen e një dialogu strategjik për zgjerimin e “çadrës bërthamore” franceze ndaj aleatëve europianë, të cilët tradicionalisht janë mbështetur te garancitë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi për gazetarët se njoftimi i presidentit francez përbën “një zhvillim jashtëzakonisht destabilizues”. Sipas saj, kjo nismë përfaqëson një zgjerim të konsiderueshëm të potencialit bërthamor të NATO-s, i cili në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak mund të përdoret në mënyrë të koordinuar kundër Rusisë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se zhvillimet e fundit përforcojnë qëndrimin e Moskës se arsenalet bërthamore të Francës dhe Britanisë duhet të përfshihen në çdo negociatë të ardhshme mbi balancën globale bërthamore.
Rusia ka shprehur gatishmëri për bisedime të tilla pas përfundimit muajin e kaluar të traktatit Neë START, marrëveshja e fundit dypalëshe që kufizonte numrin e kokave bërthamore strategjike dhe raketave të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Only those two dwarfs can't convince me that are enemies.