TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-03-10 19:42:00

Kur do të mbarojë lufta? Përgjigjet Shtëpia e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti
Kur do të mbarojë lufta? Përgjigjet Shtëpia e
Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump

"Lufta do të përfundojë vetëm me dorëzimin e plotë të Iranit"

Shtëpia e Bardhë thotë se lufta kundër Iranit do të përfundojë vetëm kur Teherani të dorëzohet plotësisht dhe pa kushte. Deklarata u bë nga sekretarja e shtypit e presidentit amerikan Donald Trump, Karoline Leavitt, gjatë një komunikimi me gazetarët.

Sipas saj, plani fillestar parashikonte një operacion prej katër deri në gjashtë javësh për të shkatërruar raketat dhe forcat detare të Iranit, për të eliminuar aftësitë bërthamore dhe për të goditur aleatët e tij në rajon.

Leavitt tha se operacioni aktualisht po zhvillohet përpara afatit të parashikuar, duke përsëritur deklaratat që presidenti Trump bëri të hënën.

Megjithatë, ajo theksoi se konflikti nuk do të përfundojë deri në “dorëzimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Iranit”.

Sipas saj, presidenti Trump do të jetë ai që do të përcaktojë momentin kur Irani nuk do të përbëjë më një kërcënim të drejtpërdrejtë.

donald trump

Lini një Përgjigje