TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-02-05 10:06:00

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë,
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. 

Sipas informacionit paraprak, raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

aksident te plagosur

Lini një Përgjigje