TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-04-23 16:05:00

Vizita në SHBA, Presidenti Bajram Begaj fjalim në Universitetin e Teksasit A&M: Ëndrra Amerikane ende e arritshme!

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në SHBA, Presidenti Bajram Begaj fjalim në Universitetin e
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Begaj ka marrë  pjesë si i ftuar nderi në forumin “The American Dream at 250: Still Within Reach?”, organizuar nga Universiteti i Teksasit A&M dhe Shkolla Xhorxh Bush për Qeverisje dhe Shërbim Publik një traditë e cila mbledh qe prej vitit 1982 udhëheqës shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë akademikë të njohur ndërkombëtarisht.

Në fjalën e mbajtur në këtë forum, Presidenti i Republikës ndau reflektime mbi historinë, demokracinë, lidershipin dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se “ëndrra amerikane” vijon të jetë e arritshme.

Vizita në SHBA, Presidenti Bajram Begaj fjalim në Universitetin e

Duke iu drejtuar studentëve, ai u prezantua përmes rrugëtimit të tij.

“Jam një mjek që u bë ushtarak, e më pas presidenti i një vendi që kaloi pesë dekada duke ndërtuar mure për të mbajtur larg qytetarëve të vet idetë si liria dhe qeverisja demokratike.”-nis fjalimin Begaj.

Presidenti Begaj rikujtoi se rrënjët e ëndrrës amerikane datojnë 250 vite më parë, kur në Filadelfia u hodhën bazat e një ideje të fuqishme mbi dinjitetin njerëzor:

“Ishte një set argumentesh, mbi natyrën e dinjitetit njerëzor që bota ka kaluar dy shekuj e gjysmë duke i debatuar dhe duke u përpjekur t’i bëjë realitet.”-tha Begaj.

Vizita në SHBA, Presidenti Bajram Begaj fjalim në Universitetin e

Duke ndalur te Shqipëria komuniste, ai theksoi izolimin ekstrem të vendit:

“Regjimi ndërtoi 750.000 bunkerë betoni… për të ndaluar influencën e botës dhe për t’i mbajtur të izoluar qytetarët e vet.”

Megjithatë, “Ëndrra amerikane depërtoi jo me leje, por me dëshirë të madhe”.

Presidenti Begaj kujtoi momentet e vitit 1991: “Shqiptarët nuk dolën në rrugë duke valëvitur flamuj ideologjikë. Dolën duke kërkuar të jenë të lirë.”

Presidenti theksoi në ligjeratën e tij se Shqipëria që në fillim të zhvillimeve demokratike zgjodhi Amerikën “ jo si simbol abstrakt, por si partner konkret, real, si pikë referimi strategjik”.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vuri theks të veçantë te forca e institucioneve demokratike dhe kultura e debatit në SHBA:

“Në një demokraci të shëndetshme, një institucion bëhet më i fortë kur njerëzit brenda tij janë të lirë ta sfidojnë atë.”

Ai theksoi se sfidat aktuale janë vendimtare për demokracitë dhe se ai është optimist për të ardhmen:

“Përgjigjja është ende po. Ëndrra Amerikane është ende e arritshme.”

Presidenti theksoi se: “Për vende si Shqipëria, ëndrra amerikane ka qenë busull… dhe për sa kohë frymëzon përtej kufijve, ajo nuk i përket vetëm Amerikës.”

Në përfundim, Presidenti ftoi të rinjtë ta mbajnë gjallë ëndrrën amerikane sepse ajo është dëshmia se liria funksionon.

Gjatë vizitës në shtetin e Teksasit, Presidenti i Republikës u prit në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të autoriteteve vendore

Presidenti Begaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” të Bashkisë së Conroe-s.

Kreu i Shtetit zhvilloi gjithashtu homazhe në Memorialin e Veteranëve në Montgomery County, ku përfshihen edhe emrat e shqiptaro-amerikanëve që shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Në vijim të vizitës, Presidenti kreu gjithashtu homazhe në varrin e Presidentit Xhorxh Bush.

presidenti bajram begaj

1 Komente

  1. X
    Xhll Plastika

    O PERENDI MJEP MEN ME KUPTU SI BEROM KATNARI I SHITJES PRONAVE TUSHTRIS SHQIPTARE EP MEN STUDENTEVE TE TAKSASIT. AMERIKAN

    Lini një Përgjigje