TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2026, 13:20

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, SPAK kërkon gjykim në mungesë për Bledar Polovicën; lokalizohet në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, SPAK kërkon gjykim në mungesë
SPAK

Seanca në Gjykatën e Posaçme për çështjen e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit është shtyrë. Këta të dy akuzohen për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoji dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Shtyrja u bë pas kërkesës së mbrojtjes së Amar Shkëmbit, me argumentin se avokati ishte zgjedhur vetëm një ditë më parë dhe kishte nevojë për kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Seanca e radhës është caktuar më 11 mars, në orën 11:00.

Polovina dhe Shkëmbi po gjykohen në një proces të ndarë nga të pandehurit e tjerë të çështjes. Ndërkohë, Bledar Polovina vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Sipas procedurës, njoftimi për të është bërë përmes shpalljes publike dhe në adresën e tij të banimit, si edhe përmes komunikimeve me Interpol Tirana. Autoritetet kanë konfirmuar se Polovina është lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka paraqitur kërkesë për ekstradim pranë autoriteteve amerikane, por sipas informacionit të përcjellë nga Interpol, nuk ka të dhëna mbi ecurinë e këtij procesi.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që gjykimi ndaj Polovinës të vijojë në mungesë. Nga ana tjetër, ai ka shprehur përmes një e-maili drejtuar avokatit të tij dëshirën për gjykim të shkurtuar. Megjithatë, kërkesa nuk është paraqitur në formën e parashikuar nga ligji dhe për këtë arsye nuk është marrë në konsideratë nga gjykata.

Lini një Përgjigje