Kronike19 Mars 2023, 14:55

Misteri i zhdukjes së Talo Çelës, SPAK kontroll blic në zonën e Nuredin Dumanit; pistat ku po hetohet

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i zhdukjes së Talo Çelës, SPAK kontroll blic në

Një operacion i kryer nga prokuroria e posaçme SPAK, në ndihmë të së cilës është vënë dhe policia e Elbasanit, ka pasur si qëllim arrestimin e njeriut më të kërkuar nga drejtësia Shqiptare, Talo Çela.

Ndërhyrja policore për kapjen e Talo Çelës, i akuzuar për disa ngjarje të rënda, është kryer në zonën mes fshatrave Sinaballaj dhe Karrinë të Rrogozhinës.

Në dosjen “Dumani” thuhet se aksioni i SPAK dhe prokurorisë së Elbasanit është zhvilluar në dy banesa.

Policia dhe SPAK, kishin marrë informacione në rrugë operative se Talo Çela, fshihej në banesën e Lefter J. dhe Besnik J, të cilët janë me vendbanim pikërisht në zonën ku ka qëndruar familjarisht për shumë vite dhe bashkëpunëtori i prokurorisë, Nuredin Dumani.

Informacioni se Talo Çela, fshihet pikërisht në zonën e fshatit të Dumanit, ka çuar prokurorinë të realizojë një kontroll “BLIC” me shpresën e kapjes së Çelës.

Gjatë kontrolleve nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm dhe asnjë gjurmë e Talo Çelës, duke mos sjellë asnjë rezultat.

Ndërhyrja policore në këtë zonë të Rrogozhinës, kryhet në një kohë kur ekzistojnë zëra mediatike se Talo Çela, mund të jetë vrarë.

Por SPAK dhe prokuroria e Elbasanit, prej më shumë se dy vite hetojnë dosjet e Talo Çelës, megjithëse ai nuk është arritur të kapet asnjëherë nga policia kriminale.

Në të njëjtën kohë shumë të dhëna operative tregojnë se Talo Çela, lëviz i qetë mes Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe zonës së Peqinit.

Lirshmëria e njeriut më të kërkuar nga policia, u prezantua dhe në një raport nga ish-drejtori i antiterrorit në Tiranë, Gledis Nano, i cili njoftonte Ardi Veliun se Talo Çela lëvizte në Tiranë me një “Audi Q8”.

Sipas informacionit pikërisht në këtë kohë, Talo Çela, ka zhvilluar takim me Ervin Matën në ambientet e hotelit që disponon në rrugën e “Dibrës”.

SPAK e kërkon Talo Çelën, si person të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Për vrasjen e Fatmira Dedës në Durrës dhe për një seri krimesh të tjera që lidhen me grabitjet dhe vjedhjet./Ora News

misteri i zhdukjes së talo Çelës spak