Kronike18 Mars 2023, 11:34

U arrestua për 250 mijë lekë, nëna lehonë flet pas lirimit nga burgu: Kam qarë ditë-natë, kisha dhimbje trupi!

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për 250 mijë lekë, nëna lehonë flet pas

Diana Bahcja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelite e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga grate e tjera. Gjithashtu ka theksuar se nuk kishte asnje dijeni per denimin ndaj saj.Sakaq, Bahçja ka thënë se pavaresisht se edhe në Drejtorine e Policise Shkodër edhe në kryeqytet kishte thene qe sapo kishte lindur askush nuk ka marre parasysh kete fakt, duke treguar moskokçarje.

“Me zor kam ndejtur në burg, duke qarë ditë-natë. Djalin e gjeta shumë mirë. Ishte kujdesur burri dhe vjehrra. Kam pasur dhimbje trupi. Infermieret u kujdesën për mua aty. Më thanë që je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Kam ndejtur nja 3 orë në Shkodër dhe më thanë që do vij policia e Tiranës të të marrë. Unë nuk kam qenë në djeni fare, as për gjobën, as për dënimin, thjesht ka ardhur ai zotëria këtu te shtëpia dhe më ka marrë. Në burg kam ndejtur vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Kanë qenë momente shumë të vështira”, u shpreh ajo.