Kuvendi pritet të miratojë me urgjencë gjatë seancës së sotme ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.
Seanca nis në orën 10:00, me kërkesë të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa një ditë më parë, Qeveria miratojë marrëveshjen. Kryeministri Edi Rama njoftoi më herët se procedura për ratifikimin e marrëveshjes do të kalojë në Parlament, i cili pritet të votojë në parim draftin.
Opozita ka deklaruar se do të votojë pro, çka do të thotë se nuk priten debate sa i takon ratifikimit të marrëveshjes. Edhe pse Bordi i Paqes për Gazën ende nuk është formësuar, Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt përmbylljes së procedurave të brendshme, duke qenë ndër vendet e para që konfirmon pjesëmarrjen.

Në fazën aktuale, pjesëmarrja në Bordin e Paqes nuk ka detyrime apo kosto financiare, përveç atyre vullnetare për organizatën, të cilat do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme.
Shqipëria, si shtet anëtar, do të përfaqësohet në këtë organizatë nga kryeministri Edi Rama, siç përcaktohet që në titullin e projektligjit, ndërsa mandati, siç parashikon karta do të zgjasë fillimisht tre vjet me mundësi rinovimi nga Kryetari Trump.
Mandat të kufizuar nuk do të kenë vetëm ato shtete që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të pare, e që falë pagesës do të kenë statusin e anëtarit të përhershëm.
Lini një Përgjigje