TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 21:56

Të qeshur dhe krah për krah/ Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump nisen drejt Orikumit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Të qeshur dhe krah për krah/ Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump
Rama & Ivanka Trump pas mbylljes së darkës

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajzës së ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, i zhvilluar në qytetin e Vlorës. Pas një darke private, Rama dhe Ivanka janë larguar drejt zonës së Orikumit, ndërsa fokusi i diskutimeve ka qenë mbi investimet strategjike në bregdetin jugor të Shqipërisë. Ata janë larguar me të njëjtin automjet.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po planifikojnë të sjellin në Shqipëri disa prej kompanive ndërkombëtare më të njohura në fushën e turizmit dhe hotelerisë, për të zhvilluar projekte në zonën e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit.

Të qeshur dhe krah për krah/ Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump

Ivanka Trump do të qëndrojë 48 orë në Shqipëri, duke u larguar të premten. Ajo mbërriti mëngjesin e së mërkurës në Vlorë dhe po zhvillon një sërë takimesh të mbyllura me arkitektë ndërkombëtarë dhe përfaqësues projektesh, ku diskutohet koncepti urbanistik dhe vizioni për zhvillimin turistik të zonës.

Vizita shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion për investime të mëdha në turizëm dhe infrastrukturë bregdetare, në një periudhë ku qeveria shqiptare synon të nxisë projektet strategjike me partnerë ndërkombëtarë.

Të qeshur dhe krah për krah/ Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump

Të qeshur dhe krah për krah/ Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump

Të qeshur dhe krah për krah/ Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump

 

rama ivanka trump sazani

Lini një Përgjigje