TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 15:06

“Posti i Alibeajt ishte i sajuar”, Rudina Hajdari: Opozita duhet të vijë me një vizion të ri për t’i bërë ballë mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti

“Posti i Alibeajt ishte i sajuar”, Rudina Hajdari: Opozita duhet

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari është shprehur se pas humbjes në zgjedhjet lokale, opozita duhet të bashkohet dhe ta marrë si duhet mesazhin dhe të ecë drejt një vizioni të ri.

Në një intervistë për “Panorama TV”, ajo tha se fajin kryesor për humbjen e PD në këto zgjedhje e mban ish-kryetari Lulzim Basha dhe se brenda partisë duhet të ketë diskutime për kryetarin që do e drejtojnë tani e tuje këtë të fundit.

E pyetur për dorëheqjen e kreut të komanduar, Enkelejd Alibeaj ajo tha se ky i fundit nuk ka pasur asnjëherë post drejtues, pasi sipas saj ai ka qenë një post i sajuar. Ndërsa sa i takon zgjedhjes së Gazmend Bardhit si kryetar grupi në PD, ajo tha se kjo mund të ndihmojë për bashkimin e opozitës.

Ka një braktisje të vendit, jemi përballë shumë sfidave dhe mendoj se shumë demokrat janë larguar pasi nuk kanë pasur pushtet dhe bojkotimi i zgjedhjeve solli problem të madh. Mendoj që shumë prej demokratëve janë larguar, emigrimi është rritur. Faktor tjetër ka të bëjë me komunikimit, duhet të jetë tjetër dhe të apelojë te qytetarët dhe të shihet që PD po ecën drejt një vizioni të ri”, tha ajo.

Pjesë nga biseda: 

Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje?

Zoti Basha mban një përgjegjësi të madhe për humbjen e PD-së, kur ka humbje të zgjedhjeve kryetari duhet të ketë reflektim dhe një rikonfirmim të kryetarit përballë partisë me ndryshimet që ishin bërë nga statuti. Kryetari duhet të jetë sa më i hapur dhe të kuptojë se PD i duhet një ndryshim për të ecur para. Alibeaj nuk ka qenë asnjëherë në post drejtues, ka qenë i sajuar si post dhe tallje me anëtarësinë e PD. Nuk e kam parë kurrë atë si të tillë.

A mendoni se zgjedhja e Bardhit si kryetar grupi do ndikojë për bashkim të demokratëve?

Do e vlerësoja nëse do ndodhte diçka e tillë, vetëm kështu mund të shërojmë plagët që janë hapur. Vetëm bashkimi do sjellë forcë brenda partisë, uroj të jetë kështu.

hjadari pd opozita

Lini një Përgjigje