Politike 4 Mars 2024, 20:08

Spartak Ngjela paralajmëron rikthimin në politikë: Do të jem pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela paralajmëron rikthimin në politikë: Do të jem

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar riktihmin në politikë. Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë me partinë e tij “Ligj dhe drejtësi”.

Ngjela shprehet se mundësitë për koalicion i sheh djathtas, më së shumti me Lulzim Bashën, pasi sipas tij kjo parti është pro amerikane.

“Do kthehem në këto zgjedhje. Dita kur, varet kur ta shikoj unë si mundësi. Do dal me partinë time, është vetëm elektorale, nuk është me sistem, sistemi krijohet dhe funksionon në momentin e zgjedhjeve. Kompromise do kemi djathtas. Partia ime quhet ‘Ligj dhe drejtësi’. Djathtas… më afër është Basha. Sepse është parti amerikane, nuk është pak ajo”, tha Ngjela për TCH.