TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 19:50

Champions League/ Liverpuli u “shpartallua” nga Reali i Madridit, Salah hyn në historinë e të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Liverpuli u “shpartallua” nga Reali i Madridit,

Liverpuli u turpërua me rezultatin 2-5 në shtëpi nga Reali i Madridit, duke i bërë gjërat akoma më të vështira për kualifikim.

Autori i golit të dytë të ekipit të Jurgen Klop, egjiptiani Mohamed Salah përmirësoi dy rekorde personalë.

Sulmuesi, me 42 gola u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpulit në Kupën Europiane, duke kaluar legjendën Stivën Xherrard, që kishte shënuar 41 gola.

Salah, gjithashtu shënoi golin e tij të 44 në Champions League, duke u bërë shënuesi më i mirë i Afrikës në këtë kompeticion europian, duke arritur Didier Drogba.

liverpuli muhamed salah sulmuesi egjiptian champions league

Lini një Përgjigje