Sport 4 Prill 2023, 23:02

Lukaku “hesht” Juventusin, minuta në fushë edhe për Kristjan Asllanin, bileta e finales mësohet në “San Siro”

Shkruar nga Pamfleti

Lukaku “hesht” Juventusin, minuta në fushë edhe për

Juventusi ka barazuar 1-1 me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në “Allianz Stadium”. Rasti i parë konkret i takoi Di Marias, goditja e argjentinasit u ndal nga Handanoviç. Në mesin e fraksionit, ishte Edin Xheko që provoi nga distanca, por gjuajtja e tij ishte tepër e dobët. Në minutën e 33, Brozoviç iu afrua golit, por vetëm kaq, pasi tentativa e tij u neutralizua nga portieri Perin.

Në pjesën e dytë ishte “Zonja e Vjetër” që mundi të festonte, pasi Kuadrado ndëshkoi Handanoviçin në minutën e 83. Në fund zikaltërit fituan penallti, të cilën e shndërroi në gol Romelu Lukaku.

Sakaq minuta kishte edhe për Kristjan Asllanin, i cili hyri në fushë në minutën e 81. Por, mesfushori shqiptar nuk mundi të bënte asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj përballje. Tashmë duhet pritur ndeshja e kthimit për të mësuar verdiktin se cila skuadër do të shkojë më tej.

Sfida ku do të vendoset finalisti do të luhet më 26 prill në “San Siro”.

juventus inter kupa e italisë