Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që bota të mos mbyllë sytë ndaj sulmeve të fundit ruse ndaj vendit të tij.
Ai theksoi se pothuajse çdo ditë, Rusia sulmon objektet e energjisë, infrastrukturën logjistike dhe ndërtesat e banimit në Ukrainë. Duke bërë bilancin e javës së shkuar, Zelensky tha se mbi 2,000 dronë, 1,200 bomba ajrore dhe 116 raketa të llojeve të ndryshme janë hedhur në qytete dhe fshatra ukrainase. Zelensky shtoi se sulmet po ndodhin pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për paqe.
Russia launched more than 2,000 attack drones, 1,200 guided aerial bombs, and 116 missiles of various types at our cities and villages in just this past week. Almost every day, they strike energy facilities, logistics infrastructure, and residential buildings. And this is… pic.twitter.com/e9A31t9Ub2
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 8, 2026
“Rusia lëshoi më shumë se 2,000 dronë sulmues, 1,200 bomba ajrore të drejtuara dhe 116 raketa të llojeve të ndryshme në qytetet dhe fshatrat tona vetëm gjatë javës së kaluar. Pothuajse çdo ditë, ato godasin objektet energjetike, infrastrukturën logjistike dhe ndërtesat e banimit. Dhe kjo po ndodh edhe pse përpjekjet diplomatike për paqe janë duke vazhduar. Bota nuk duhet t'i mbyllë sytë ndaj sulmeve ruse. Kur nuk ka përgjigje globale, sulmet bëhen më të shpeshta dhe gjithnjë e më brutale. Kjo mund të ndalet përmes mbështetjes reale për Ukrainën dhe mbrojtjen tonë. Ne kemi nevojë për raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe armë për luftëtarët tanë, të cilët e frenojnë këtë agresion çdo ditë. Dhe që diplomacia të funksionojë, presioni i vazhdueshëm mbi Rusinë është thelbësor. Çmimi i kësaj lufte për ta duhet të jetë aq i lartë sa lufta të bëhet e papërballueshme për Federatën Ruse. Faleminderit të gjithëve që po punojnë me ne për të mbrojtur jetët dhe për të sjellë një paqe të drejtë më afër”, shkroi Zelensky në platformën “X”.
Lini një Përgjigje