TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2024, 07:14

Çfarë fshihet pas shpërthimit në Lushnje? Publikohen pamjet dhe detajet tronditëse

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë fshihet pas shpërthimit në Lushnje? Publikohen

Mbrëmë është publikuar një tjetër video nga shpërthimi tragjik në Lushnje më 1 Mars 2024, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në videon e shfaqur në studion e Opinion, duket shpërthimi nga një tjetër kënd dhe nga një distancë më e largët, por forca goditëse ishte aq e madhe se tronditi dhe kamerën pavarësisht largësisë.

Shpërthimi ndodhi në një kantier ndërtimi me konstruksion metalik të deputetit të PS Bujar Çela, ku shpërtheu një bombol me oksigjen gjatë ngritjes me vinç, duke lënë të vdekur vinçierin dhe djalin e tij.

Të plagosur mbetën 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti Çela i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit.

Inxhinieri për Sigurinë Teknike, Thoma Melo shpjegoi me hollësi shkakun e shpërthimit masiv. Bombola e gazit nuk ka shpërthyer, por janë tubat që janë çarë dhe kanë marrë flakë menjëherë.

Thoma Melo: Shikoni si rrotullohet.

Blendi Fevziu: S’më kishte rënë në sy kjo! Rrotullohet nga lart-poshtë

Thoma Melo: Nga presioni ngrihet lart dhe bie gjithë kohën. Ra nga lart, u ngul, pra zjarri ka filluar lart.

Blendi Fevziu: Zjarri ka filluar në momentin e shpërthimit.

Thoma Melo: Bombola  nuk ka shpërthyer kur ka rënë, janë këputur kabllot. Pra ajo ka dy tuba gome që merr oksigjenin, e bashkon me hidrogjenin dhe e çon te kanuça e saldimit.

Blendi Fevziu: Ato tuba janë shkëputur.

Thoma Melo: Ato tuba mund të jenë kaq të vjetër, nuk u është bërë mirëmbajtje, nuk kanë duruar presionin,  janë çarë dhe kanë marrë flakë menjëherë dhe kjo e ka nxjerrë bombolën, e ka hedhur bombolën pastaj dhe ka rënë me shpërthim  nga  lart-poshtë, ka vazhduar.

Ndërkohë nga hetimet e policisë për zbardhjen e shpërthimit që ndodhi të premten në Lushnjë dhe që u mori jetën 2 personave, babë e bir dhe që plagosi 7 të tjerë, deri në këtë fazë nuk rezulton të ketë ardhur nga kontakti me linjën e tensionit të lartë edhe pse fillimisht kjo ishte pista kryesore.

Pista kryesore ku Prokuroria dhe Policia e Fierit është përqëndruar është ajo e shpërthimit për shkak të një avarie që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë.

Lini një Përgjigje